Kontrata aktuale e trajnerit të shumëtrofeshëm skadon në fund të sezonit aktual, mirëpo deri më tani ai ka hezituar ta vazhdojë atë.

“Durimi ynë nuk po kalon. Të shprehem figurativisht, bateritë tona funksionojnë me energji diellore, ndërsa këtu ka akoma diell”, ka thënë Rosell.


Guardiola e ka marrë drejtimin e Barcelonës në verën e vitit 2008, ndërsa deri më tani ka fituar 13 tituj.

Presidenti i Barcës ka folur edhe rreth garës për titullin e Spanjës, duke thënë se Blaugranët nuk heqin dorë nga kjo garë përkundër se gjenden dhjetë pikë prapa liderit Real Madrid. /Telegrafi/

telegrafi sport app