Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision të këtij viti.

Ajo do të performojë këngën “Sekret” në natën e parë gjysmëfinale të festivalit evropian, e para në renditje.


Këto ditë, në Torino të Italisë kanë nisur provat zyrtare për shfaqjen e madhe – disa momente prej të cilave janë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

eurovision 279557077 362213265951247 5756519986314214520 n

Faqja e Eurovisionit në Instagram publikoi disa fotografi nga provat e Ronelës sot (e shtunë), të cilat e tregojnë këngëtaren shqiptare krahas balerinëve teksa dhuron një performancë të zjarrtë.

Hajati gjithashtu ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga provat duke shkruar: “Provat e para, të mbaruara, Shqipëria hap mbrëmjen e 10 majit”.

eurovision 279376452 394820235837734 2376619056048225794 n

Eurovision 2022 mbahet më datë 10 maj (nata e parë gjysmëfinale), 12 maj (nata e dytë gjysmëfinale) dhe 14 maj (finalja e madhe). /Telegrafi/

eurovision 279370209 372363684944877 2632146074669375545 n

eurovision 279418647 162523999488126 4664345804583079842 n Foto: Eurovision/Instagram