Ronaldo i thotë të gjitha: Krahasimi me Mbappen, favoriti i tij për Botëror, kundërshtimi ndaj Messit dhe Brazili i tij

Dy herë fituesi i Kupës së Botës, Ronaldo Nazario mbështeti idenë për të parë Carlo Ancelottin të marrë drejtimin e Brazilit dhe e krahasoi veten me Kylian Mbappen.
Selecaot u eliminuan nga Kroacia me penallti në çerekfinalet e Botërorit në Katar, duke lënë yjet e tyre në lot pas një përplasjeje të ashpër. Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur Brazili, skuadra më e suksesshme në historinë e turneut, ka ngritur titullin e botës dhe ata do të duhet të presin edhe katër vjet për të provuar përsëri.
Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Ronaldo fillimisht diskutoi se cilët trajnerë mund të marrin detyrën e trajnerit te Brazilit tani që Tite është larguar.
“Ata do të ishin maestro të mëdhenj. Për mua nuk është problem të shoh një të huaj që drejton Brazilin. Emrat si, Ancelotti dhe Guardiola janë të besueshëm, ashtu si edhe ai i Mourinhos”.
Ai ka komentuar favoritët e tij për Kupën e Botës.
“Mendova se favoritët ishin Brazili dhe Franca. Brazili është kthyer në shtëpi dhe kjo tani varet nga Franca, e cila ka konfirmuar të gjithë potencialin e saj deri tani. Dhe me sa duket ata gjithashtu mund të përballojnë presionin”, ka vazhduar ai.
Dy herë fituesi i Kupës së Botës dha mendimet e tij për yllin francez Mbappe.
“Ai më kujton veten kur luaja, i shpejtë, i fuqishëm, teknik. Dhe ai di të përdorë cilësitë e tij në mënyrën më të mirë”.
“Ai më bën shumë përshtypje sepse, në një futboll ku të gjithë shkojnë shpejt, ai është shumë i shpejtë, ka një avantazh. Ai ka një talent natyral, shpesh është vendimtar, mendoj se është lojtari më i mirë në Kupën e Botës”, bëri të ditur më tej Fenomeni.
Ai foli për idenë për të parë Lionel Messin duke ngritur Kupën e Botës me Argjentinën.
“Ne të gjithë e meritojmë, por futbolli është një lojë ekipore dhe askush nuk ju jep asgjë për shkak të historisë suaj personale. Ai sigurisht ka një shans të mirë për të pasur sukses. Messi tani duhet të merret me moshën, ai bën më pak gjuajtje se më parë, megjithatë pranë zonës së penalltisë është gjithmonë vrasës”.
“Krahasuar me të kaluarën, e shoh më të ngarkuar dhe më të vendosur. Të gjithë ndryshojnë me kalimin e kohës dhe dëshira për të fituar Kupën e Botës të shtyn të shkosh më tej në çdo aspekt, përfshirë karakterin”, potencoi legjenda braziliane.
Ronaldo foli nëse ai po mbështeste Messin dhe Argjentinën në turne.
“Do të isha hipokrit nëse do të thoja po. Rivaliteti mes Brazilit dhe Argjentinës është shumë i fortë, nuk do të isha i kënaqur me suksesin e tyre”.
“Dhe pastaj Argjentina nuk luan futboll të madh, megjithatë, ata gjithmonë kanë shumë dëshirë për të fituar, ata mund të jenë agresivë, ata vrapojnë shumë”.
Ai zbuloi se po mbështeste Marokun në Kupën e Botës.
“Unë do të doja që ata të fitonin Kupën e Botës. Gjithçka është fantastike, si sulmojnë, si mbrohen, si janë të bashkuar”.
“Dhe unë jam i magjepsur nga gëzimi që i kanë dhënë popullit të tyre dhe gjithë Afrikës, është një gëzim që vetëm futbolli mund ta japë”, vazhdoi më tej Ronaldo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë