Ronaldo prezantohet në Al Nassr, thotë se është krenar që do të luajë në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo në konferencë të prezantimit të tij ka thënë se ndihet krenar që do të luajë në Arabinë Saudite me fanellën e skuadrës Al-Nassr.
Ai ka thënë se ka pasur shumë oferta nga mbarë bota, por vendosi për Al-Nassr, ekip ambicioz dhe me projekt të madh.
Ronaldo ka thënë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët, pasi shtoi se liga e Arabisë Saudite është shumë e fortë dhe me ardhjen e tij, do të bëhet edhe më interesante dhe tërheqëse.
THE GOAT HAS ARRIVED 🐐 pic.twitter.com/bj2g0Qb0Ma
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 3, 2023
“Jam lojtar unik dhe për mua është normale që pasi kam thyer të gjitha rekordet në Evropë, të bëjë një gjë të tillë edhe në Arabinë Saudite. Kam ardhur këtu të fitoj, të luaj mirë dhe ta shijoj në maksimumin qëndrimin tim në Arabinë Saudite”.
“Deri më tani, po ndihem shumë mirë. Jam krenar që e kam bërë këtë vendim të madh në jetën time si futbollist. Siç e potencuat, në Evropë puna ime përfundoi pasi kam luajtur në klubet më të mira dhe kam pasur suksese. Tani, jam në shtëpinë e re, pjesë e Al-Nassr dhe me padurim pres ta filloj këtë sfidë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
🎥 || @Cristiano’s first statement at the conference before the unveiling 💛 pic.twitter.com/dgG1KEpMrR
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 3, 2023
Ai tregoi se nga cilat vende kishte oferta, por i refuzoi sepse i kishte dhënë fjalën klubit të Al Nassr.
“Po ashtu, ndihem shumë i lumtur dhe tejet krenar që jam pjesë e këtij ekipi dhe shpresoj t’i motivoj të tjerët. Familja më ka përkrahur në vendimin tim, të gjithë jemi të lumtur. Arritja këtu ishte fantastike, njerëzit na kanë pritur shumë mirë dhe jam krenar për pritjen e sauditëve. Për mua është një mundësi e artë jo vetëm në futboll por edhe ta ndryshoj mentalitetin e gjeneratës së re”.
Cristiano Ronaldo: “Many clubs tried to sign me”
— 𝙔𝙏𝘽 🎙 (@YTBoxingShow_) January 3, 2023
“Kam pasur shumë mundësi dhe oferta në klube të Evropës, pastaj Brazil, Australi, SHBA dhe Portugali u munduan të më transferonin, por ia dhashë fjalën klubit për ta ndihmuar në zhvillimin e futbollit në gjithë shtetit. Është një rast i mirë të ndihmojë me përvojën time për zhvillimin e futbollit dhe të ofrojë një vizion tjetër të shtetit saudit dhe futbollit. Për këtë arsye e kam shfrytëzuar këtë rast për të qenë këtu”, ka thënë Ronaldo .
Ronaldo u mirëprit me duartrokitje të mëdha dhe brohoritje të mëdha në sallën e konferencës nga gazetarët e pranishëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hidhet shorti në Ligën e Evropës, mësohen kundërshtarët e 1/8-tës

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës