Ronaldo në Torino me aeroplanin e tij privat, në shërbim të CR7 ishin gjashtë automjete: Gati për stërvitjen e parë

E hëna e fundit e korrikut do të jetë dita e Cristiano Ronaldos.
Kjo pasi ylli i madh portugez do të bëjë stërvitjen e parë si lojtar i Juventusit.
Të dielën pasdite CR7 arriti në Caselle (aeroporti i qytetit të Torinos) me avionin e tij privat.
Atë ishin duke e pritur gjashtë xhipa të cilët e shoqëruan atë deri te destinacioni i caktuar nga klubi.
Ronaldo ishte i shoqëruar edhe nga gruaja e tij Giorgina, teksa në duar ai mbante djalin e tij të vogël.
CR7 javë më parë kompletoi kalimin te Juve nga Real Madridi për 100 milionë euro.
33-vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, ku do të fitojë 30 milionë euro në sezon.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































