Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez po vazhdojnë të shijojnë pushimet verore në jahtin e tyre luksoz në vlerë 5.5 milionë dollarë në St. Tropez, Francë.

Ylli i futbollit, 35 vjeç, dhe modelja 26 vjeçare, u fotografuan nga paparacët gjatë kohës së po shijonin rrezet e diellit dhe nga një zhytje në Rivierën Franceze, shkruan DailyMail.


Georgina dukej e bujshme ndërsa shfaqi linjat e saj të tonifikuara në bikini të zeza, teksa bashkë me të dashurin shijonte një tjetër ditë në bordin e anijes luksoze.

q1 2

Modelja nxori në pah asetet e saj të bollshme gjatë zhytje, duke marrë kështu vëmendjen e fotografëve me fizikun e saj atraktiv.

q2 2

Duke mos harruar aksesorët, ajo kishte vënë një byzylyk argjendi me diamant dhe një palë syze të zeza në mënyrë që të njomte pamjet e diellit në Rivierën Franceze.

Ndërkohë, Cristiano gjithashtu shfaqi fizikun e tij të tonifikuar, ndërsa pozoi pa bluzë në pjesën e sipërme, i veshur vetëm me një palë pantallona të shkurtra.

q3 1

Futbollisti iu bashkua të dashurës së tij për një zhytje në St. Tropez, teksa po rrezitej në kuvertën e jahtit.

q4 1

Pas notit të tyre, çifti kaluan kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit në anijen luksoze.

Ylli i Juventusit po i kalon pushimet bashkë me të dashurën e tij, Georgina, dhe katër fëmijët e tij: Cristiano Ronaldo Jr, 10 vjeçar, binjakët Eva dhe Mateo, tre vjeçarë, dhe vajza Alana Martina, dy vjeçare. /Telegrafi/

q5 1

q6

q7

q8

q9

q10

q11

q12

q13

q14

q15

q16

q17

q18

q19

q20