LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: De Gea portier i madh, por Navas është portieri ynë

Ronaldo: De Gea portier i madh, por Navas është portieri ynë

Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, ka folur për zërat se David De Gea do të vijë te Los Blancos dhe me këtë rast do të largohet Keylor Navas:

Portugez i ka dhënë përkrahje Navasit, edhe pse spanjolli i Djajve të Kuq është portier i madh.

“Navas është portier i Real Madridit. De Gea është portier i madh, por i Manchester Unitedit”.


“Për çdo vit flitet për lojtarët e njëjtë, ka kaq shumë zëra. Por, besoj në fund do arrijnë një ose dy”, ka thënë Ronaldo për The Sun.

Këto fjalë CR7 i ka thënë para finales ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/