Mediat spanjolle kanë raportuar gjatë ditës se ylli portugez i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është i hapur për tu larguar nga Mbretërit për tu transferuar te Paris Saint-Germain dhe për këtë lëvizje ka angazhuar agjentin e tij.

Dashuria mes Ronaldos dhe Real Madridit duket se po venitet dhe çdo ditë e më shumë po shihet fundit i kësaj romance.


Kjo pasi mediumet spanjolle gjatë ditës kanë raportuar se sulmuesi portugez e ka aranzhuar agjentin e tij të shikoj për një largim të tij nga Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit DiarioGol, Ronaldo i ka thënë agjentit të tij, Jorge Mendes, të hapë bisedimet me francezët e Paris Saint-Germainit.

GettyImages 490980926 Ronaldo së bashku me agjentin e tij, nënën dhe djalin (Getty Images)

Portugezi thuhet se dëshiron ose një rritje page në Real Madrid ose mundësinë për tu larguar pa incidente në fund të sezonit aktual.

Megjithatë, ky opsioni i dytë nuk i pëlqen aspak presidenti Florentino Perezit dhe nuk ka ndërmend të japë pa marr maksimumin nga ai.

Ronaldo dëshiron të mbajë opsionet e tij të hapura dhe PSG besohet të jetë skuadra e vetme e aftë për të qenë në gjendje të financojë një lëvizje për 32-vjeçarin.

Muajt e kaluar është përfolur edhe për një transferim të tij tek gjigantët anglezë, Manchester United dhe Chelsea, por deri më tani gjithçka ka mbetur në kuadër të thashethemeve. /Telegrafi/  

telegrafi sport app