Vdekshmëria e foshnjave tek popullata rome është për 1,5 herë më e lartë krahasuar me përkatësitë e tjetra etnike në vend. 34% e grave rome asnjëherë nuk kanë qenë në vizitë të gjinekologu, ndërkaq 37% e tyre nuk kanë aspak gjinekolog amë.
Shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të grave rome alarmojnë për moskujdes institucional ndaj kësaj popullate. Akuzojnë se autoritetet shëndetësore nuk janë të përkushtuar për përmirësimin e kushteve për mbrojtje shëndetësore. Punësimi i një gjinekologu në Komunën e Shuto Orizares nuk ka zgjidhur problemin, thonë ato duke kërkuar punësim edhe të një mjeku tjetër sepse numri i grave si dhe shtatzënive është shumë i lartë. Në komunën e Shutkës për momentin janë të angazhuar 2 infermiere patronazhi, që sipas popullatës atje është e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat e tyre.
“Praktikisht ne që nga viti 2012 kërkojmë punësimin e motrave që janë në patronazh. Për momentin janë vetëm dy në gjithë atë komunë të madhe dhe me numër aq të lartë të lindjeve. Por për fat të keq deri më tash nuk ka punësime të infermiereve që janë në patronazh. Ne kërkojmë çdo vit, ja dhe këtë vit do të dërgojmë kërkesë deri te ministri”, theksoi Borjan Pavlovski, Shoqata ESSE.
Pos mungesës së gjinekologëve shoqatat për mbrojtjen e romëve poashtu alarmojnë edhe për probleme të tjera. Qindra fëmijë rom nuk ndjekin procesin mësimor pavarësisht se figurojnë në regjistër. Si pasojë ata mbeten jashtë kontrolleve sistematike mjekësore, si dhe nuk pranojnë rregullisht vaksinat.
“Në bazë të hulumtimeve tona në dy shkollat që gravitojnë në komunën tonë “ Braqa Ramiz” dhe “26 Korriku” 450 fëmijë figurojnë si të regjistruar në shkollë mirëpo nuk ndjekin mësimin rregullisht. Për këto fëmijë nuk kemi informata a janë të përfshirë në kontrollin sistematik, se a janë të vaksinuar. Të dhënat që i kemi marrë nga Shtëpia e Shëndetit janë se vetëm 40 fëmijë janë të përfshirë në imunizim ndërsa të tjerët duhet t’i detektojnë”, tha Fadil Xhemail, Shoqatës “Romano Cacipe”.
Si shqetësuese, sektori civil nënvizon edhe pagesën joligjore për shërbime shëndetësore vetëm për faktin se janë romë. Sipas tyre, problemi do të gjente zgjidhje nëse do të organizoheshin programe edukative për informimin dhe emancipimin e tyre, të cilat do t’i njoftojnë ato me të drejtat që iu garantohen./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat

Bislimi takohet me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, flasin për konstituimin e Qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i RCC-së në Prishtinë – takon liderët e vendit për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës