Portieri argjentinas i Manchester United, Sergio Romero, thotë se bashkëlojtari i tij Anthony Martial, ka kontroll të topit si Lionel Messi. 

Romero ka luajtur me Messin te Argjentina, i cili është pesë herë fitues i Topit të Artë.


"Ai aktualisht është ndër më të mirët që kam parë. Mendoj që është një nga lojtarët e paktë që luan me topin afër këmbëve sikurse që bën Leo Messi”.

GettyImages 1054688066 Anthony Martial . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

"Ai mund të ec shumë shpejt me topin në këmbë dhe të ndalet”, deklaroi Romero.

Martial a kaluar te Manchester një muaj pas Romeros, ndërsa për të u paguan 58 milionë funte.

"Në vitin 2015, pak pasi u bashkova me United, flisja me Ander Herrera, David De Gea dhe Juan Mata. Ua tregova për të”.

GettyImages 1040079662 Sergio Romero. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

“Është një fëmijë te Monaco. Anthony Martial. Sigurisht për një kohë të shkurtër do të dëgjoni për të”.

"Anthony ishte ende i ri një fëmijë, ishte 17 vjeç në anë kohë, pro kur e sheh e dinë se është një lojtar special”, deklaroi portieri.

Portieri ka luajtur me Sampdorianë dhe Monacon, para se të kalonte te Manchester United. /Telegrafi/

telegrafi sport app