Graciano Tagani është njëri nga banorët që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 3.

Mes një nominimi të fortë, valltari shqiptar ka lënë garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.


E njëri nga personazhet me të cilët pati debate të mëdha ishte Romeo Veshaj.

Screenshot 1 75 Foto: Screenshot/Instagram

Ky i fundit ironizoi me daljen e Gracianos pasi në darkën e tyre pas spektaklit tha se po ngre një dolli për të.

"Një dolli për Gracianon. E mbajtëm fjalën vëlla, nesër të vjen valixhja", ka thënë ai.

Screenshot 2 55 Foto: Screenshot/Instagram

Edhe në spektaklin e fundit pati një sërë ngjarjesh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

U hap edhe një 'Kuti Pandore', ku Sara Gjordeni çoi në nominim të gjithë djemtë e shtëpisë. /Telegrafi/