Bukuroshja shqiptare, Heidi Baci, feston ditën e sotme (e hënë) ditëlindjen.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 me këtë rast ka marrë urime e dedikime të shumta.


Një të tillë ia ka bërë edhe Romeo Veshaj, me të cilin nisi lidhjen në këtë format.

Screenshot 1 31 Foto: Screenshot/Instagram

“Edhe 100 vite të qeshura vajza me flokët e arta. Të dua edhe kur s’ta them”, ka shkruar ai.

Dyshja pas mbarimit të Big Brother kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin.

Ata kanë qenë në pushime të ndryshme, në Spanjë, Itali e thuajse gjithë verën në jug.

Heidi është rritur në Itali, gjersa pas romancës me Romeon është kthyer për të jetuar në Shqipëri. /Telegrafi/

Screenshot 3 24 Foto: Screenshot/Instagram