Një shtator për t'u harruar për Romën, por tani klubi italian dëshiron të ketë një tetor fantastik dhe ndeshja ndaj Viktoria Plzen është vendimtare.

Skuadra e Eusebio Di Francescos nga fitorja në derbi ndaj Lazios është e motivuar mjaftueshëm ta përsërisë suksesin e tyre edhe ndaj çekëve.


Nga minuta e parë pritet të luajë Justin Kluivert, i cili së bashku me Cengiz Under do të ndihmojnë Edin Dzekon në qendër të sulmit.

Më poshtë keni formacionet e mundshme:Roma (4-3-3): Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Santon; Cristante, Nzonzi, Lo. Pellegrini; Under, Dzeko, Kluivert.

Viktoria Plzen (4-2-3-1): Kozacik; Reznik, Hubnik, Hejda, Limbersky; Prochazka, Hrosovsky; Petržela, Horava, Kovarik; Krmencik.

Në Grupin H prinë Real Madridi me tre pikë, kurse CSKA Moska dhe Plzen kanë një nga pikë, Roma e fundit me zero pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app