LAJMI I FUNDIT:

Roma përmbys rezultatin nga ndeshja e parë dhe eliminon Salzburgun

Roma përmbys rezultatin nga ndeshja e parë dhe eliminon Salzburgun
(Foto: AS Roma)

Roma e ka mposhtur RB Salzburgun me rezultat 2-0 në Stadio Olimpico, në kuadër të ndeshjes kthyese të ‘play-offit’ në Ligën e Evropës.

Sfida e parë e zhvilluar në Red Bull Arena përfundoi me fitoren e skuadrës austriake me rezultat 1-0 dhe pas përballjes kthyese, Giallorossët vazhdojnë në 1/8 e finales me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.

Paulo Dybala pati tri raste të njëpasnjëshme në minutat e para të ndeshjes, por nuk arriti të tregohej i saktë.


(Foto: Twitter/AS Roma)

Rezultati u zhbllokua në minutën e 33-të. Një top depërtoi para portës, ku ndodhej Andrea Belotti, i cili ia doli ta fuste në rrjetë.

Goli i dytë erdhi në minutën e 40-të. Leonardo Spinazzola dërgoi një harkim në zonë, të cilin e priti Paulo Dybala për ta dyfishuar epërsinë me vole.

(Foto: Twitter/AS Roma)

Vendasit patën mundësi shënimi edhe në fraksionin e dytë të lojës, mirëpo nuk shënuan gola të tjerë.

Falë kësaj fitoreje, Roma kualifikohet në 1/8 e finales në Ligën e Evropës me rezultat të përgjithshëm prej 2-1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori