Roma është duke u përpjekur ta bindë Gonzalo Higuainin që të transferohet në Stadio Olimpico, saqë ia ka ofruar shiritin e kapitenit - bën të ditur Corriere dello Sport.

Giallorossët nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për ta angazhuar argjentinasin, mirëpo sulmuesi i Juventusit nuk i pranon ofertat nga klubet italiane.


Në bazë të njoftimeve të fundit, klubi kryeqytetas ka shkuar më larg saqë ia ka ofruar Pipitas shiritin e kapitenit nëse pranon të transferohet.

Në dekadat e fundit, shiriti i kapitenit te Roma është bartur nga lojtarët vendas - nga Giuseppe Giannini te Francesco Totti, Daniele De Rossi dhe tash Alessandro Florenzi.

Totti tashmë ka thënë se ekziston një tentativë për "pastrimin" e romakëve nga klubi, ashtu që nëse do të bëhej Higuain kapiten, do të konfirmoheshin fjalët e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app