Roma luan ndaj Bolognas dhe shpreson të mbetet në pozitat evropiane – formacionet startuese

Roma është nikoqire e Bolognas në Stadio Olimpico për ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.
Giallorossët kanë mbetur 11 pikë prapa Juventusit në garën për top-katërshe, por shpresojnë të luajnë në Ligën e Evropës në edicionin e ardhshëm.
Bologna nuk ka ndonjë objektiv, pasi ndodhet në mesin e tabelës dhe larg zonës evropiane.
Trajnerët Jose Mourinho dhe Miroslav Tanjga i kanë zgjedhur ekipet që do të luajnë nga fillimi.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Kumbulla, Ibanez; Maitland-Niles, Cristante, Carles Perez, Veretout, El Shaarawy; Afena-Gyan, Zaniolo.
/Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































