Roma fillon sezonin e ri me përballjen ndaj Genoas, formacionet zyrtare

Roma dhe Genoa kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes në xhiron e parë të Serie A për sezonin 2019/20.
Ndeshja që fillon nga ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘Olimpico’, ndërsa Giallorosët shiheni si favorit në letër për ta fituar takimin.
Për dallim nga romakët që i kanë të gjithë lojtarët në dispozicion, mysafirët nuk mund të llogarisin në shërbimet e lojtarëve si, Marko Pjaca (kartonët e verdhë) dhe Ricardo Saponara, që është i lënduar.
Formacioni startues i Romës:, Pau Lopez, Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Kolarov, Cristante, Pellegrini, Cengiz, Zaniolo, Kluivert, Dzeko.
Formacioni startues i Genoas: Radu, Criscito, Zapata, Romero, Lerager, Ghiglione, Schone, Radovanovic, Barreca, Kouame, Pinamonti. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































