Roma dhe Barcelona janë dy skuadra që kanë marrëdhënie shumë të mira me njëra tjetrën.

Dy ekipet e mëdha evropiane së fundmi kanë bashkëpunuar në janar kur Carles Perez u transferua te Roma për 13 milionë euro.


Tani drejtuesit e dy skuadrave janë në bisedime përsëri, pasi Roma po synon afrimin e dy lojtarëve të Barcelonës.

Fjala është për mbrojtësin e majtë Junior Firpo si dhe qendërmbrojtësin francez Jean-Clair Todibo i cili aktualisht është i huazuar te Schalke 04.

junior firpo 1

Giallorosët janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 20 milionë euro për spanjollin Firpo për një transferim të përhershëm në Olimpico.

Firpo shihet si lojtari ideal për skemat e Fonsecas, pasi Aleksander Kolarov pritet të largohet nga kryeqyteti italian.

Ndërkohë sa i përket mbrojtësit francez Todibo, Roma është gati t’i ofrojë pesë milionë euro për huazimin e tij një vjeçar.

todibo debut shcalke

Gjithsesi Giallorosët duan ta kenë edhe klauzolën e blerjes përfundimtare në verën e vitit 2021 për 20 milionë euro të tjera.

Duke parë marrëdhënien e shkëlqyeshme të dy klubeve, është mëse e mundshme që dy mbrojtësit e talentuar nga edicioni i ri t’i shohim me fanellën e Romës. /Telegrafi/

telegrafi sport app