LAJMI I FUNDIT:

Rolls-Royce fillon të shitet edhe me Bitcoin (Foto)

Rolls-Royce fillon të shitet edhe me Bitcoin (Foto)

Vetëm se nevojitet një sasi e konsiderueshme e Bitcoinëve, për të blerë një Rrolls-Royce të ri

Gjatë vitit të kaluar, kur vlera e Bitcoinit ishte në nivel të lartë, një McLaren 720S është shitur për 16 Bitcoin, transmeton Telegrafi. Kohë kjo, kur niveli i kësaj kriptovalute ishte 15 mijë euro.


Në fillim të këtij viti, janë shitur me këtë valutë edhe Bugatti Chiron dhe Pagani Huayra. Mirëpo, tani që vlera e Bitcoin është sa gjysma që ishte atëherë, është vështirë të blihet një hiper-makinë.

Por, po që se keni mbledhur mjaft para virtuale dhe dëshironi të shtoni një Rolls-Royce në koleksionin tuaj, atëherë e keni një mundësi të mirë.

Motor Cars Houston në Teksas të Shteteve të Bashkuara, është duke e pranuar këtë monedhë digjitale në këmbim të cilitdo model nga Rolls-Royce, derisa të kryhet pagesa përmes BitPay.

Për momentin kur një Bitcoin është 5,500 euro, nevojiten plot 55 Bitcoin për të blerë një Rrolls-Royce, në vlerë të 300 mijë eurove. /Telegrafi/