Ëmbëlsirë e parezistueshme kremoze e cila do t’ju lërë pa fjalë! Përbërësit e nevojshëm për kore:- 250 gr biskota të bluara;- 5 lugë supe krem çokollate apo lajthie;- gjysmë banane;- 100 ml qumësht;- 5 lugë supe gjalpë të shkrirë apo margarinë (rreth 50 gr).Përbërësit e nevojshëm për shtesë:- 1 qese krem apo 80 gr;- 100 ml qumësht të ftohtë;- një banane e gjysmë;- disa lugë krem çokollate apo lajthie për lyerje.Përgatitja:

Në biskota të bluara shtoni gjalpin e shkrirë, kremin e çokollatës/lajthive dhe qumështin dhe ngjishni në atë mënyrë që mund t’u jepni lehtë formën.


Sipas nevojës mund ta zvogëloni apo shtoni sasinë e qumështit.

Përzierjen kalojeni në tavolinën e punës në të cilën keni vënë folinë dhe me okllai tëhollojeni përzierjen.

Tundeni kremin me qumësht dhe lyejeni sipër përzierjes nga biskotat.

Në një kënd vendosni bananet dhe me ndihmën e folies mbështillni në role.

Vendosni në frigorifer që të forcohen dhe kur t’i nxirrni dekoroni me disa lugë krem.

Shijojeni, - transmeton Telegrafi.