LAJMI I FUNDIT:

Roku shet 10 milionë njësi të pajisjes së saj

Roku shet 10 milionë njësi të pajisjes së saj

Roku ka njoftuar se ka arritur të shesë më shumë se 10 milionë njësi të pajisjes së saj Roku Streaming, ndërsa pajisja e parë e Roku është prezantuar në vitin 2008, ndërsa prej asaj kohe kompania ka lëshuar disa modele të reja në treg.

Roku ka më shumë se 1,800 kanale në streaming, të cilat sipas kompanisë paraqesin rreth 1,000 kanale më shumë sesa rivalët e saj, duke përfshirë Apple TV, Amazon Fire TV dhe Google Chromecast.

Për më shumë, kompania ka thënë se që nga viti 2008, përdoruesit e saj kanë lëshuar më shumë se 5 miliardë orë përmbajtje, edhe pse në vitin 2013 është thyer rekordi, sepse është arritur në 3 miliardë orë.

Roku ofron një numër të pajisjeve për lëshimin e përmbajtjes, që përfshijnë modelet si Roku 1, Roku 2 dhe Roku 3, si dhe shkopin Roku Streaming.


Kompania ka edhe disa pajisje të reja rrugës për lansim, pasi që Roku njoftoi në gusht të këtij viti se televizorët e parë Roku TV me shërbimin e integruar në pajisje do të debutojnë në tregun amerikan, së shpejti. (Telegrafi)