Derisa Brikena Selmani ndodhej te dhoma e grimit ditën e sotme (e enjte), Rogert Sterkaj ka shkuar pranë saj dhe e ka pyetur në lidhje me Mateon.

Banorja iu drejtua duke i thënë se nuk i jep atij sqarime në raportin e tyre.


Më pas banori nis duke e provokuar në lidhje me preferencat e saj ndaj një mashkulli, duke qenë se modelja më herët ka thënë se i pëlqejnë burrat me bark.

Foto: Instagram

Rogerti vijon duke thënë se ka kimi mes tyre por që e penalizon se ai është i martuar.

Foto: Instagram

Pjesë nga debati:

Rogerti: Ça ndodhi mes teje dhe Mateos dje?

Brikena: Nuk të jap llogari ça ndodh mes meje dhe Mateos.

Rogerti: E di se nuk jep llogari si gjithmonë, por pyetjet do i bëj. A mos ndoshta ai është xheloz dhe ti e ndjen se nuk është partneri i duhur në jetën tënde, se ti do një person me mendje të hapur, si puna ime, pavarësisht se unë jam i martuar. Për një person që është beqar. Mos ndoshta ti do një person më të rritur, me mendje të hapur?

Brikena: Rogert nuk të jap ty llogari për raportin tim me Mateon. Jo, personat si ty nuk kanë të bëjnë fare me personat që unë lypi në jetën time, zero.

Rogerti: Këto që po të bëj unë ty tani, janë në fakt për të të ndihmuar ty, me shkuar në finale, jo atë. Sepse një do e zërë vendin.

Artani: Erdha për të parë këtë që po bëni ju kundër Mateos.Si të lehtësoni alergjitë pa ilaçe dhe lot në sy.

Rogerti: Ka kimi mes nesh, po unë jam i martuar o Tan.

Brikena: Ça je duke folur, a je normal, ça kimie?

Rogerti: Po unë e ndiej.

Brikena: O Rogert ec dil jashtë, po ça ndjenje. Ti nuk je në vete. Nuk të vjen turp, je i martuar dhe i thua një femre ka kimie mes nesh, ça kimie, mu hiq sysh.

Rogerti: Ça pate?

Brikena: Mos më fol gjëra pa lidhje siç je mësuar me Juelën. Ka kimi mes nesh, nuk ta lejoj dot.

Rogerti: Ça pate? Jam fiks në tiparet që ke thënë ti.

Brikena: Mos më bëj me nerva se nuk të flas kurrë më. Nëse i pëlqejnë Juelës këto keqkuptime, mua jo.

Rogerti: Po ti nuk je mësuar me provokimet e mia, po do të provokoj deri sa të dal nga kjo shtëpi, gjitha do t’i bëj. Kjo është Brikena, dhia e egër që unë kam parë. /Telegrafi/