LAJMI I FUNDIT:

Robotaksi pa timon dhe pedale gazi: A do të bënit një udhëtim?

Robotaksi pa timon dhe pedale gazi: A do të bënit një udhëtim?

Një kompani në pronësi të Amazon ka vendosur të ketë një qasje të re ndaj teknologjisë së automjeteve autonome.

Është një markë e quajtur Zoox, dhe automjetet e tyre janë bërë në mënyrë që të mos kenë timon, pa pedale dhe e gjithë pjesa e brendshme është e rregulluar vetëm për pasagjerë.


Prej një viti, Zoox ka testuar automjetet e saj në Kaliforni, në një zonë veçanërisht të kufizuar, që ishte edhe hera e parë që një veturë e tillë drejtohej në rrugë publike në SHBA.

Përveç në Kaliforni, ata janë duke testuar edhe në Las Vegas dhe shpejtësia e tyre është kufizuar në 56 km/h (edhe pse mund të shkojnë deri në 120 km/h).

Këto taksi kanë katër ulëse për pasagjerë, dhe siç ka njoftuar Zoox në blogun e saj, ata tani lëvizin në një zonë më të gjerë të Las Vegas se më parë, dhe me një shpejtësi prej 70 km/h. Ata mund të vozisin, thonë ata, edhe në shi të dobët apo në rrugë të lagështa, për shkak të avancimit të teknologjisë.

Tani për tani në këto taksi autonome hipin vetëm punonjësit, por kompania në njoftimin e saj pohon se po afrohet dita kur do të fillojë tarifimi i udhëtimeve dhe do të vërë në qarkullim taksitë e vogla.

Çfarë mendoni, a do t’i drejtonit këto vetura? /Telegrafi/