LAJMI I FUNDIT:

Robinho në burg për përdhunimin e shqiptares? Brazilianët mund të marrin një vendim historik sot

Robinho në burg për përdhunimin e shqiptares? Brazilianët mund të marrin një vendim historik sot

Një gjykatë braziliane do të vendosë sot (e mërkurë) nëse ish-futbollisti i njohur, Robinho, do të vuajë dënimin në vendin e tij për përdhunimin në grup që ndodhi në Milano në vitin 2013.

Ish-futbollisti i Milanit dhe Real Madridit është dënuar me nëntë vite burg për përdhunimin e një shqiptareje në grup. Gjykata italiane e konfirmoi dënimin në janar të vitit 2022, por ai nuk e vuajti kurrë atë sepse u arratis në Brazil përpara se të shpallej vendimi.

Ligjet braziliane nuk lejojnë ekstradimin e qytetarëve të saj dhe vitin e kaluar Italia i kërkoi Brazilit që Robinho ta vuante dënimin në atdheun e tij. Brazilianët do të votojnë për këtë sot.


Dhunimi i vajzës shqiptare, dalin përgjimet telefonike të Robinhos
Lexo po ashtu Dhunimi i vajzës shqiptare, dalin përgjimet telefonike të Robinhos

Nëse magjistratët e Gjykatës së Lartë të Drejtësisë (STJ) e pranojnë këtë kërkesë, do të jetë një vendim historik për Brazilin dhe Robinho do të bëhet i dënuari i parë që vuan dënimin në Brazil, edhe pse është dënuar nga një shtet tjetër.

Vendimi duhet të merret sot, por ka mundësi që një nga gjyqtarët të kërkojë edhe pak kohë për të analizuar të gjithë çështjen. Gjykata është e detyruar të vlerësojë nëse kërkesa e gjykatës italiane është e pranueshme nga pikëpamja ligjore.

Nëse kërkesa pranohet, Robinho nuk do të shkojë menjëherë në burg sepse do të ketë të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Lartë të Brazilit.

Sipas akuzës, Robinho dhe pesë brazilianë të tjerë e detyruan viktimën e tyre të pinte “derisa ishte pa ndjenja” dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale me të në një klub në Milano. Ish-futbollisti ka pohuar gjithmonë se është i pafajshëm dhe këtë vendim ia atribuon “racizmit”.

“Kam luajtur për katër vjet në Itali dhe kam parë shumë histori për racizmin. Ata që më dënuan janë të njëjtët që nuk bëjnë asgjë kundër racizmit”, tha Robinho në një intervistë për kanalin brazilian TV Record. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori