Nga: Jorge Luis Borges
Përktheu: Bajram Karabolli
Këtë histori e tregojnë në Hunin ose në Tapalken. Pas një sulmi indian u zhduk një fëmijë. Thanë se e kishin rrëmbyer indianët. Më kot e kërkuan prindërit e tij. Vite e vite më pas, një ushtar që vinte nga thellësia e vendit, tregoi për një indian me sy të kaltër që afërmendsh duhet të ishte biri i tyre. Më në fund, ata e hasën birin e humbur (rrethanat si e qysh i ka përpirë historia dhe nuk dua të sajoj për atë që nuk e di) dhe besuan se e njohën. Njeriu, i rritur në shkretëtirë dhe i përshtatur me jetën barbare, tashmë nuk i kuptonte më fjalët e gjuhës së nënës, por, indiferent dhe i bindur u drejtua dhe shkoi vetë deri te shtëpia e lindjes. Aty u ndal, ose ndoshta e ndalën të tjerët. Shikoi portën e shtëpisë, sikur të mos e njihte. Pastaj, menjëherë, uli kokën, bërtiti, kapërceu pragun me shpejtësi dhe, duke rendur, përshkoi të dy oborret e gjatë dhe u fut në kuzhinë. Pa hezituar aspak, futi dorën në një vazo të vjetër e të nxirë dhe nxori andej thikën me bisht briri, të cilën e kishte fshehur aty qysh kur ishte i vogël. Sytë i ndritën prej gëzimit, ndërkohë që prindërit, të bindur se e kishin gjetur birin e humbur, nuk i mbajtën dot lotët.
Kushedi, pas kësaj ai kujtoi edhe gjëra të tjera, por, tashmë indian, nuk mundi të jetonte midis mureve dhe një ditë iku në kërkim të shkretëtirës së tij.
Unë doja të dija se çfarë ndjeu në atë çast marramendës, kur iu ngatërrua e kaluara me të tashmen. Doja të dija nëse ky bir i humbur rilindi dhe vdiq në atë ekstazë apo nëse, si një krijesë apo edhe si një qen, a thua arriti të rinjohë prindërit dhe shtëpinë?
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëThënie të thella që nuk pendoheni nëse i lexoni!
Viti 1931: Kolonizimi që nuk mundi ta zhbëjë shqiptarin nga Kosova
Fjalimi i Shaban Polluzhës dhe Mulla Ilaz Brojës në Sanxhak, në vjeshtën e vitit 1941
Fundi tragjik i intelektualit Qemal Draçini: Para se të vdiste nga torturat, thërriste nënën ...
Frojdi, Niçe, Marksi: Mjeshtrit e Dyshimit
Akademia e Shkencave të Shqipërisë promovon dy fjalorë të gjuhës shqipe
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!