LAJMI I FUNDIT:

Robert F. Kennedy thotë se Harris në mënyrë të qartë e fitoi debatin ndaj Trumpit

Robert F. Kennedy thotë se Harris në mënyrë të qartë e fitoi debatin ndaj Trumpit

Robert F. Kennedy Jr. mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi “qartësisht” debatin e së martës mbrëma mbi ish-presidentin Donald Trump.

Ish-kandidati për president u tha prezantuesve të Fox News të mërkurën, se zëvendëspresidentja doli më e mirë se ish-presidenti, transmeton Telegrafi.

“Zëvendëspresidentja Harris e fitoi qartë debatin për sa i përket dorëzimit, lustrimit, organizimit dhe përgatitjes së saj. Unë mendoj se në thelb, Trump fiton në aspektin e qeverisjes së tij, por ai nuk e tregoi atë histori”, tha RFK Jr.


Kandidati i pavarur u tërhoq dhe mbështeti Trumpin në fund të gushtit, por Kennedy mbeti mjaft i pakwnaqur nga performanca e tij e fundit.

“Ai u hutua dhe mendoj se është për të ardhur keq, sepse mendoj se ai me të vërtetë kishte një argument hermetik për presidencën e tij, por nuk ishte në gjendje ta paraqiste këtë rast për publikun amerikan”, tha ai.

Kennedy kritikoi gjithashtu moderatorët, duke thënë se ata nuk e kontrolluan asnjë deklaratë të vetme të Harris. Gjatë debatit, drejtuesit e ABC News, David Muir dhe Linsey Davis ndërhynë për të kontrolluar faktet e ish-presidentit katër herë.

Që kur u largua nga gara, Kennedy e ka gjetur veten në mes të një hetimi federal. Pasi kujtimet e vajzës së tij se babai i saj preu kokën e një balene të ngordhur dhe e lidhi atë në çatinë e veturës së tij u bë virale, Qendra për Veprimin e Diversitetit Biologjik me bazë në Uashington DC argumentoi se ai duhet të akuzohej për një krim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë

Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë

Evropa
Shefi i NATO-s tregon mënyrën më të mirë të përfundimit të luftës në Ukrainë

Shefi i NATO-s tregon mënyrën më të mirë të përfundimit të luftës në Ukrainë

Evropa
Rritja e dëmeve nga stuhia në Greqi: Rrugë pjesërisht të shkatërruara, porte të varrosura nga shkëmbinj

Rritja e dëmeve nga stuhia në Greqi: Rrugë pjesërisht të shkatërruara, porte të varrosura nga shkëmbinj

Greqia
Operatorëve që menaxhojnë mullinjtë me erë në Gjermani, u kërkohet të instalojnë radarë mes shqetësimeve të sigurisë në ujërat evropiane

Operatorëve që menaxhojnë mullinjtë me erë në Gjermani, u kërkohet të instalojnë radarë mes shqetësimeve të sigurisë në ujërat evropiane

Evropa
Musk së shpejti do të largohet nga administrata Trump

Musk së shpejti do të largohet nga administrata Trump

Amerika
Ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet 200% ndërsa frika e luftës po rritet në Evropë

Ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet 200% ndërsa frika e luftës po rritet në Evropë

Evropa
Kalo në kategori