Robert Berisha thotë se ruan raporte miqësore me Nora Istrefin: E kam dhe gjithmonë do ta kem shoqe

Raporti i ish-çiftit Robert Berisha dhe Nora Istrefi vazhdon të komentohet edhe kur kanë kaluar vite nga ndarja e tyre.
Dyshja ndonëse ishin të martuar për vite me radhë edhe pas ndarjes kanë ruajtur marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrin.
Këtë së fundmi e ka konfirmuar edhe një herë Roberti teksa ishte i ftuar në emisionin "Në kurthin e Piter Pan".

“Po e kam shoqe dhe gjithmonë do e kem shoqe”, pranoi Roberti kur u pyet për raportin e tij me ish-gruan.

Tutje, gjatë intervistës Roberti zbuloi se është i dashuruar dhe se nga aty inspirohet për muzikën që sjellë.
Ndryshe, kujtojmë që nga historia e dashurisë së Robertit me Norën erdhi në jetë vajza e tyre e vetme, Renee. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































