Robbie Williams është emëruar Ambasador i Muzikës i FIFA-s për Kupën e Botës për Klube 2025, që nis këtë të shtunë në Miami.

Këngëtari britanik ka shkruar dhe regjistruar himnin zyrtar të turneut, “Desire”, i cili do të debutojë para ndeshjes hapëse më 14 qershor.


E krijuar në bashkëpunim me Karl Brazil, Owen Parker dhe Erik Jan Grob, kënga do të përdoret në të gjitha ndeshjet e FIFA-s në mbarë botën, përfshirë Kupën e Botës 2026, shkruan DailyMail.

Robbie e përshkruan këngën si një përzierje emocionesh që pasqyron energjinë, krenarinë dhe unitetin e futbollit.

Në projekt është bashkuar edhe këngëtarja italiane Laura Pausini, të cilën Robbie e ka ftuar personalisht. “Të jem pjesë e ‘Desire’ është një nder i madh”, tha Pausini. “Kjo këngë është prekëse dhe do të jetë një moment i paharrueshëm përpara publikut të futbollit".

Njoftimi vjen ndërsa Robbie përfundon turneun e suksesshëm BRITPOP në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa përgatitet për pjesën evropiane dhe për publikimin e albumit të ri me të njëjtin titull më vonë këtë vit. /Telegrafi/