LAJMI I FUNDIT:

Robben: Transferimi te Bayerni, vendimi më i mirë në karrierën time

Robben: Transferimi te Bayerni, vendimi më i mirë në karrierën time
Arjen Robben (Getty Images)

Arjen Robben nuk mendonte se do të ishte me Bayern Munichun për një dekadë, por ndërsa ai i afrohet një sezoni tjetër me kampionët e Bundesligas, ylli beson se bashkimi me klubin gjerman ishte vendimi më i mirë i karrierës së tij.

Robben u ngjit në Eredivisie me Groningenin si një adoleshent para se të transferohej në PSV në vitin 2002. Kjo u pasua nga transferimi në Chelsea në 2004, ku fitoi dy tituj të Ligës Premier, një FA Cup dhe dy Kupa të Ligës me Blutë.

I pensionuara nga kombëtarja e Holandës, pastaj u zhvendos në Real Madrid, duke fituar titullin e La Ligës në dy sezonet e tij me klubin kryeqytetas.


Robben dhe Ribery vazhdojnë kontratat me Bayernin
Lexo po ashtu Robben dhe Ribery vazhdojnë kontratat me Bayernin

Në fund, Robben u bashkua me klubin gjerman në vitin 2009 dhe jo vetëm që rezultoi me një qëndrim më të gjatë se ai imagjinonte, por mendon se ishte vendimi më i mirë në karrierë.

“Jo, unë nuk mendova kështu”, ka thënë fillimisht Robben për faqen zyrtare të Bayern Munichut kur u pyet nëse ai mendonte se do të qëndronte me klubin kaq gjatë.

Robben ka fituar shumë trofe me Bavarezët (Getty Images)

“Unë jam gjithmonë realist dhe e di se bota e futbollit është e shpejtë. Mund të ketë qenë ndryshe “.

“Pas debutimit tim si një profesionist te Groningen, shkova në Eindhoven për dy vjet. Ishte një hap i madh për mua në Holandë: të largohesha nga shtëpia në moshën 18 vjeçare”.

Pesë yje që do të mund të bëheshin legjenda të Bayern Munich nëse nuk do të ishte Arjen Robben, aty edhe Xherdan Shaqiri (Foto)
Lexo po ashtu Pesë yje që do të mund të bëheshin legjenda të Bayern Munich nëse nuk do të ishte Arjen Robben, aty edhe Xherdan Shaqiri (Foto)

“Unë shkova pastaj jashtë vendit kur isha 20 vjeç. Kalova tre vjet në Chelsea, një klub i madh. Pastaj dy vjet në Madrid, te Reali”.

“Pastaj Bayern më afrohej dhe unë vendosa. Unë kam qenë skeptik në fillim, nuk e dija nëse ishte vendimi i duhur. Tani mund të them: ishte vendimi më i mirë në karrierën time”, përfundoi ylli holandez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Parashikimi tronditës i Inteligjencës Artificiale për 20 vitet e ardhshme: Yamal do të fitojë Topin e Artë dy herë si lojtar i Real Madridit

Ndërkombëtare
Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

Vinicius Jr i vendos kushte Real Madridit për të rinovuar kontratën, përfshihet edhe Mbappe

La Liga
Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Man Utd fillon ‘gjahun’ për zëvendësimin e Amorim – tre kandidatët favoritë për stolin

Premier League
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Chelsea gati të transferojë dy yjet e Milanit nëse plotësohet një kusht

Premier League
“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

“Ai ende shënon pak gola”, legjenda italiane Totti kritikon formën e Yamal

La Liga
Kalo në kategori