RMV: Qytetarët deri në nëntor kanë paguar rreth 49 milionë euro për pikat pagesore
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë vit do të shpenzojnë rreth 54 milionë euro për pika pagesore. Të dhënat e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” thonë se deri në muajin nëntor, janë mbledhur gati 49 milionë euro. Sipas analizës së Alsat, në katër vitet e fundit qytetarët dhe kompanitë kanë paguar rreth 178 milionë euro për pika pagesore. Viti 2022 do të jetë vit rekord për të ardhurat e kompanisë shtetërore në këtë bazë dhe kjo për shkak të rritjes së numrit të rrugëve me pagesë dhe rritjes së transitit të qytetarëve. Më pak para në thesarin e shtetit mbi këtë bazë në katër vitet e fundit është grumbulluar në fillim të pandemisë, pra në vitin 2020 kur janë mbledhur 34 milionë euro, një vit më parë ose në vitin 2019 qytetarët kanë paguar mbi 43 milionë euro për të udhëtuar me automjet nga një qytet në tjetrin. Qytetarët vitin e kaluar kanë paguar rreth 46 milionë euro e gjysmë për pika pagesore.
“Rrugët Shtetërore”
Të dhënat për pikat pagesore
2019 – 43,607,588 milionë euro
2020 – 34,029,562 milionë euro
2021 – 46,401,122 milionë euro
2022 – 53, 658 500 milionë Euro
Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore thonë se nuk kanë ndërmend të ulin çmimet e pikë-pagesave, sepse ato janë fonde për mirëmbajtjen e rrugëve.
“Ne ndërtojmë pikë-pagesa rrugore, sepse kemi një fazë në të cilën investojmë jashtëzakonisht shumë në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kështu që për këto arsye fondet janë si të ardhura. Është burimi i të ardhurave për shlyerjen e kredive që ne i shlyejmë si Ndërmarrje Publike. Të gjitha kreditë që marrim për ndërtimin e rrugëve, i kthejmë si ndërmarrje publike”, thonë nga “Rrugët Shtetërore”.
Qytetarët janë të njëzëshëm se lëvizin në rrugë katastrofike. Për Alsat thonë se do të paguanin tarifa më të larta, nëse do të shihnin se paratë e tyre të shpenzuara për pikë-pagesa rrugore janë investuar realisht për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
Anketë Qytetar
Çfarë rrugësh mendon se kemi?
“Të këqija, ende janë shumë të këqija”, tha një qytetar.
“Sa i përket çmimeve, paguan shumë, dhe nuk merr asgjë”, shtoi një qytetar tjetër.
“Rrugët janë katastrofë, mirëmbajtja është në zero. Rrugë të tilla nuk ekzistojnë në Evropë, mirëmbajtja e rrugëve te ne është në nivelin më të ulët, ndërsa pagesat nuk korrespondojnë me mirëmbajtjen e rrugëve. Çmimet janë shumë të larta”, u shpreh një qytetar.
Sipas Ligjit për Rrugë Shtetërore, çmimet e taksave rrugore në Maqedoninë e Veriut përcaktohen sipas gjatësisë së udhëtimit, përkatësisht një kilometër i kaluar kushton 2,57 denarë. Pikë-pagesa e fundit në vend është lëshuar në mesin e vitit 2019 në autostradën Goce Dellçev. Sipas çmimores së “Rrugëve Shtetërore”, nga Shkupi përmes Miladinocit deri në Shtip duhet të paguhen 160 denarë. Të njëjtën shumë paguajnë edhe qytetarët që udhëtojnë çdo ditë në linjën Tetovë – Shkup në të dy drejtimet./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze