Rizvanolli tregon tri përfitimet që ka Kosova nga marrëveshja me MCC për energjinë
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka thënë se projekti i MCC për energjinë pritet të nënshkruhet me 27 korrik në Kongresin Amerikan.
“Marrëveshja nënshkruhet në Kongresin amerikan nën prezencën e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani dhe kongresistëve amerikanë nga Komiteti për Punë të Jashtme”, deklaroi Rizvanolli për RTK-në.
Rizvanolli thotë se më pas projekti duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës dhe ajo shpreson që kjo gjë të bëhet para pushimeve.
“Shpresoj dhe besoj se do të kemi mbështetjen e të gjitha partive parlamentare për një ratifikim të shpejtë në mënyrë që të fillojë zbatimi sa më i shpejtë i projektit”.
Ajo thotë se shpreson që projekti të fillojë të implementohet brenda dy viteve e që ai do të zgjasë rreth 5 vite.
Ministrja e Energjisë ka treguar edhe benifitet që sipas saj sjell projekti për energjinë.
“Benifitet afatshkurta të projektit janë: Bateritë ndihmojnë në stabilizim të sistemit të energjisë. Pra do të kemi një furnizim më cilësorë me energji. E dyta, bateritë ndihmojnë në akumulimin e energjisë në kohën kur ajo nuk na duhet dhe të njëjtën e shfrytëzojmë gjatë ditës kur ka kërkesa më të mëdha për energji. Tjetra këto bateri janë shumë të rëndësishme pasi që na ndihmojnë të shfrytëzojmë më shumë burime të energjisë së ripërtëritshme”, deklaroi Rizvanolli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Rinovohen ambientet e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?