LAJMI I FUNDIT:

Rizvanolli në Paris prezanton Pakon për energji 2023-25, dy kompani franceze shprehin gatishmëri për të investuar në Kosovë

Rizvanolli në Paris prezanton Pakon për energji 2023-25, dy kompani franceze shprehin gatishmëri për të investuar në Kosovë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, bashkë me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, janë takuar me përfaqësuesit e Proparco-s, si dhe odat e biznesit Lëvizja e Bizneseve Franceze (MEDEF) dhe Business France.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se gjatë takimeve Rizvanolli ka prezantuar “Pakon investive të Kosovës për energji 2023 – 25”, ku parashihen mundësitë e investimit dhe projekte konkrete për kompanitë e interesuara.

Në këtë pako janë paraparë ndërtimi i kapaciteteve prej 950 MW përmes një numri të skemave konkurruese, përfshirë këtu edhe ankandin e parë solar prej 100 MW.


“E lumtur të shoh angazhimin e tyre për të sjellë investime të bizneseve franceze në Kosovë dhe për të thelluar bashkëpunimin në energji dhe ekonomi”, ka vlerësuar Rizvanolli.

Përfaqësuesit e Proparco-s si dhe Business Francë kanë shprehur gatishmërinë për të inkurajuar bizneset e tyre anëtare të investojnë në Kosovë, veçanërisht në sektor të energjisë.

“Kurse, kryetari i MEDEF-së, njëherit oda më e madhe e bizneseve në Francë, Fabrice Le Saché ka shprehur kënaqësinë që është takuar me Ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, gjatë të cilit takim ka vlerësuar punën dhe angazhimin për tërheqje të investimeve dhe ka ftuar kompanitë franceze të marrin pjesë në skemat konkurruese të parapara nga Kosova, duke filluar me ankandin e parë solar fotovoltaik”, thuhet në njoftim.

Le Saché ka theksuar se “Kosova është një nga vendet më dinamike në Ballkan (3.5% rritje në vitin 2022).

Popullsia e re e Kosovës po trajnohet gjithnjë e më shumë (zhvillimi i praktikave, rritja e regjistrimit në kurset e inxhinierisë) dhe sistemi tatimor është konkurrues (taksa e korporatës, kostot e punës, etj.).

Qeveria po udhëheq një program dinamik reformash për të përmirësuar klimën e biznesit (lufta kundër korrupsionit)”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Certifikohen 46 auditorë energjetik

Certifikohen 46 auditorë energjetik

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës

Ekonomi
Kalo në kategori