LAJMI I FUNDIT:

I riu nuk zgjohet edhe pas 18 orëve gjumë – misteri që ka lënë të habitur edhe mjekët (Video)

I riu nuk zgjohet edhe pas 18 orëve gjumë – misteri që ka lënë të habitur edhe mjekët (Video)

Harry Appleton, nga Chesterfield, Angli, vuan nga një gjendje e mistershme nga e cila ai nuk është në gjendje që të zgjohet dhe e bën atë që të flejë deri në 18 orë në ditë.

Në videon e publikuar në internet, përcjell Telegrafi, thuhet se është babai i tij, James i cili mund të shihet duke u përpjekur për ta zgjuar atë.

Për këtë gjendje të djalit të tyre janë shprehur edhe prindërit e tij, të cilët kanë thënë se ai fle për 18 orë në ditë.


Madje Harry Appleton, nga Chesterfield, nuk ka shkuar në shkollë për 12 javë, pasi që nuk ishte në gjendje të zgjohej nga gjumi i tij për shumicën e ditëve.

“Fillimisht menduam se ai kishte vdekur, kur kjo i ndodhi për herë të parë”, citohet të ketë thënë nëna e tij, Jan, (40), nënë e tre fëmijëve.

Mjekët e kanë diagnostikuar atë me “lodhje ekstreme episodike”, ose “një ndjenjë e lodhjes së rëndë”, por nëna e tij thotë se ata janë ende të habitur nga fakti se ai nuk mund të zgjohet. /Telegrafi/