LAJMI I FUNDIT:

I riu abuzoi me 13-vjeçaren, babai i së miturës: Familja po e kërkon për nuse

I riu abuzoi me 13-vjeçaren, babai i së miturës: Familja po e kërkon për nuse

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë ku një 18-vjeçar abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare, e cila ishte dhe shoqja e nuses së tij.

Pas denoncimit në polici nga ana e së miturës, 18-vjeçari është vënë në pranga.


Në RTSH, ka folur edhe i ati i të miturës së abuzuar, i cili tha se nuk e di nëse vajza ka pasur raporte me autorin më parë, por shtoi se familja e tij po ia kërkon vajzën për nuse, edhe pse ai ishte i martuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda komunitetit rom.

Zoti Qerim si e more vesh për ngjarjen që Klajdi kishte abuzuar me vajzën tuaj?

Unë pasi e mora vesh që vajzën e kishin thirrur në rajon, kur vajta atje mora vesh çështjen e Klajdit se çfarë ka bërë. Ne nuk kemi pasur asnjë lloj raporti, çun lagje, i martuar ka qenë.

Me kë jetonte vajza, me ty apo bashkëshorten?

Vajza jetonte dhe me mua dhe me bashkëshorten

Çfarë të tha vajza kur e takove pas ngjarjes?

Me ka përdhunuar me dhunë

Ku është vajza ka marrë shërbim social, është trajtuar me psikolog?

Po tani vajza ndodhet tek e motra në Selitë. Ata thonë se ne do ta marrim për nuse.

Kush thotë se do e marri për nuse?

E ëma e Klajdit, tani ishte me mua se për këtë problem kishte ardhur. Unë thash vazhdoni si është më e mira, nuk më pyetët, tani nuk keni pse më pyesni. Nuk kisha ç’ti thosha.

Vajza ka qenë e lidhur më para me Klajdin ka pasur raporte?

Nuk di gjë ajo më tha që më ka përdhunuar me dhunë. Nuk di gjë.

Po e ëma e Klajdit çfarë të tha, çfarë kërkonte nga ty?

Ajo më tha ne do ta marrim për nuse, por fillimisht të lirojmë djalin.

Ju jeni dakord që ta jepni vajzën për nuse pasi të dali nga burgu?

Tani përderisa ka bërë këtë ndoshta ka menduar ta marrë për nuse. Pavarësisht se ai ka qenë i martuar ka dhe një fëmijë nuk di ç’të them.

Ju jeni dakord që djali të ketë dy nuse apo të ndahet nga gruaja aktuale?

Ata thanë që atë nuse ne nuk e duam dhe do marrim gocën tende.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori