Sot (e mërkurë) po feston ditëlindjen Elena Ora, motra e këngëtares së famshme botërore, Rita Orës.

Në ditën speciale, krahas befasive e dedikimeve që mori një i tillë nuk mungoi as nga e motra.


Ylli me famë ndërkombëtare ka publikuar disa fotografi të tyre të përbashkëta, me të cilat ka shprehur fjalët më të bukura.

246550579 570477534229501 7956230084092139038 n Rita Ora (Foto: Instagram)

Në koleksionin e imazheve, u përfshinë edhe disa kur bukuroshet kishin qenë të vogla.

“Shumë shumë shumë urime ditëlindjen për motrën time, menaxheren dhe partneren time të krimit, Elena Ora”.

“Nuk mund të jetoj pa ty, këtu për një kapitull tjetër”, kanë qenë fjalët e Ritës drejtuar Elenës.

247183780 307876490770841 8744995996690914650 n Rita Ora (Foto: Instagram)

Përveçse mike të mirë, Elena është edhe menaxherja e Ritës nga e cila arriti suksese të mëdha.

Duhet theksuar se këngëtarja u shpërngul nga Kosova për në Londër së bashku me familjen kur ishte vetëm një vjeçe. /Telegrafi/