Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora u ka uruar të gjithë ndjekësve të saj festën e 28 nëntorit.

Ajo ka publikuar një video në lnstaStory, ku shfaqet brenda një veture, nga xhami i së cilës vërehet një furgon që prapa kishte simbolin e shqiponjës dykrenare.


"Urime pavarësinë Shqipëri. Ju dua", ka shkruar Rita në mbishkrimin e videos.

Ora para pesë viteve ishte në Tiranë, ku performoi në koncertin e mbrëmjes me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

rit2 1

Duket se data 28 ngelet përherë në mendjen e Ritës, e cila përveç festës, ruan edhe kujtime shumë të bukura nga performanca e saj emocionuese në Tiranë. /Telegrafi/