LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen me dukjen në “American Idol”, ndërsa takohet me Katy Perryn

Rita Ora shkëlqen me dukjen në “American Idol”, ndërsa takohet me Katy Perryn

Rita Ora u paraqit me një dukje tejet elegante në Instagram të dielën, teksa pozoi për një sërë fotografish me artisten Katy Perry në xhirimet e spektaklit “American Idol”.

Këngëtarja 31 vjeçe, mori pjesë si e ftuar speciale në spektaklin më të shikuar të talenteve të reja në Amerikë, për të promovuar këngën e saj të fundit “Finish Line”.

Ajo dukej sensacionale e veshur me një xhaketë sportive të kuqe, e cila binte shumë në sy, të cilën e kombinoi me një fund të kuq, shkruan DailyMail.


Flokët e saj bionde ishin të stiluara në stilin e kaçurrelave voluminoze dhe ajo e kompletoi pamjen e saj me një makijazh magjepsës për të theksuar tiparet e saj të bukura.

Ishte veshur si Sirena Ariel, Katy Perry rrëzohet nga paneli i jurisë në "American Idol" gjatë transmetimit direkt
Lexo po ashtu Ishte veshur si Sirena Ariel, Katy Perry rrëzohet nga paneli i jurisë në "American Idol" gjatë transmetimit direkt

Katy dukej po aq mahnitëse e veshur me një fustan të zi të ngushtë, të dizajnuar me disqe të pasqyruara që shkëlqenin nën drita.

“Betohem që nuk isha aty për të parë ‘beben’ time që më ka marrë shumë malli”, shkroi ndër të tjerash Rita në një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram.

Rita krijoi këngën e re me këngëtaren fituese të çmimeve Diane Warren, 65 vjeçe, si pjesë e një nisme të re feministe për të inkurajuar barazinë midis burrave dhe grave.

Ato dhanë premierë një klip ekskluziv gjatë emisionit, ndërsa drejtuesi Ryan Seacrest i intervistoi drejtpërdrejt. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori