Rita Ora dhe i dashuri i saj, Andreë Watt po shijojnë momente të bukura së bashku.

Çifti ka udhëtuar drejt Italisë ku menjëherë janë fotografura nga paparacët.


rita ora 2

Ata po qëndrojnë në Sardenjë të Italisë, ku edhe janë prej resorteve më atraktive turistike.

Rita është shfaqur me veshje mjaft verore, kurse bukuroshja ende s’e ka konfirmuar lidhjen e saj me Watt.

Këngëtarja nga Prishtina besohet se do të performojë në MTV VMA këngën e saj me Aviciin në nderë të këtij të fundit i cili bëri vetvrasje kohë më parë.

rita ora 3

Po ashtu Rita është e nominuar si artistja më e mirë femër, në të njëjtën kategori ku është e nominuar edhe Dua Lipa. /Telegrafi/