LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaq aftësitë e modelimit në fotosesionin për Vogue Australia

Rita Ora shfaq aftësitë e modelimit në fotosesionin për Vogue Australia

Rita Ora ka shfaqur aftësitë e saj të modelimit ndërsa pozoi për një fotosesion të çuditshëm për numrin e fundit të revistës Vogue Australia.

Këngëtarja, 30-vjeçe, u shfaq e veshur me një kostum lëkure rozë, të cilën e shoqëroi me dollakë të zinj.

Krijuesja e hitit “How to be lonely” gjithashtu po mbante një kapelë të verdhë në kokë e një qafore të argjendtë në qafë.


Rita Ora (Foto: Vogue Australia)

Në një pamje tjetër, Rita kishte veshur një xhaketë të bardhë dhe ngjyrë kafe, së bashku me pantallona bezhë.

Artistja shqiptare futi flokët e saj bjonde nën një kapelë të gjelbër, gjersa po mbante njërën këmbë lart.

Rita Ora thyen heshtjen derisa flet për të dashurin e saj 16 vite më të vjetër: Jam në një vend të mrekullueshëm, kjo është e gjitha që mund të them
Lexo po ashtu Rita Ora thyen heshtjen derisa flet për të dashurin e saj 16 vite më të vjetër: Jam në një vend të mrekullueshëm, kjo është e gjitha që mund të them

Në kopertinë, biondja u shfaq me një triko të zezë me mëngë të gjata të cilën e shoqëroi me një fustan të veçantë të gjelbër.

Përveç një fotosesioni të mrekullueshëm, Ora ka folur për herë të parë për marrëdhënien me regjisorin Taika Waititi.

Rita Ora (Foto: Vogue Australia)

Ajo tha se është në një vend të mrekullueshëm duke mos dashur të japë më shumë komente rreth kësaj romance.

“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”.

Rita Ora (Foto: Vogue Australia)

Ora prej disa muajsh ka filluar lidhjen me regjisorin nga Zelanda e Re që pas ndarjes nga Romain Gavras. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit

Magazina
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë

Magazina
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë

Magazina
Laerti e quan

Laerti e quan "naziste" Gertën, ndërsa Rozana e ofendon rëndë – videot e epiteteve fyese ndaj banores së BBVA bëhen virale

Magazina
Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Edhe këngëtari i muzikës popullore Burim Demiri merr mbi 11 mijë vota, shumë pranë mundësisë për t'u bërë deputet

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Kalo në kategori