Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka qenë më shumë se kurrë aktive këtë verë.

Ajo ishte prezente thuajse në të gjitha shtetet e globit, duke u shfaqur në një numër të festivaleve të muzikës së profilit të lartë.


itr

Por Rita Ora tani është kthyer në shtëpinë e saj në Londër, duke qenë këto ditë edhe më pranë familjarëve të saj.

Këngëtarja shqiptare është shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

rit1

Së fundmi, ajo ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet teksa shëtit me të motrën, Elenën, dhe nënën e saj, verën.

Rita shkruan në mbishkrimin e videos se është ribashkuar me familjarët, ndërsa duket e buzëqeshur pranë tyre.

E veshur me një fustan të shkurtër të bardhë dhe çizme të zeza, ajo dukej mjaft me stil dhe tërheqëse ndërsa rrëmbente vëmendjen e të gjithëve. /Telegrafi/

rit2 1

rita1 e1536142620492