Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, vazhdon të jetë shumë e angazhuar me rolin e saj si anëtare e jurisë në spektaklin “The Masked Singer”.

Ora, e cila po punon edhe në një projekt të ri muzikor, ka paralajmëruar për fansat gjithashtu se shumë shpejt do të nisë turneun e saj muzikor në Amerikën e Jugut.


Të mërkurën, 29-vjeçarja vendosi të publikojë disa fotografi mjaft atraktive për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

ritaora 83111308 1538508206306558 3911973368274778709 n

E veshur me një fustan të kuq, kombinuar me taka të zeza, dy ngjyra këto që i flenë në shpirt këngëtares për hir të faktit që janë ngjyrat e flamurit që simbolizon kombin e saj – ajo dukej mjaft tërheqëse në këto imazhe.

Në mbishkrimin e fotografive, Rita u bëri me dije fansave se ku mund të gjejnë datat përkatëse për vendet ku ajo do të performojë.

ritaora 83277567 821962191560915 8802993240410473622 n

“Më shumë data të koncerteve live janë konfirmuar për Amerikën e Jufut në biografinë time [në Instagram]. Shihemi së shpejti”, kanë qenë fjalët e këngëtares në Instagram.

ritaora 84246350 850852832031245 2094966830438409145 n

Përndryshe, këto javë ajo ka realizuar edhe dy kampanja reklamuese për gjigantin e stolive “Thomas Sabo” dhe brendin e njohur të këpucëve “Deichmann”. /Telegrafi/

ritaora 83929755 598118201026944 1007678274098263634 n