Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ishte e pranishme në ndejën e Vanity Fair të “Oscars”.

Ajo ishte e shoqëruar tashmë nga bashkëshorti i saj, regjisori nga Zelanda e Re, Taika Waititi.


Çifti natyrisht se morën vëmendje të madhe me veprimet e tyre, gjersa shkëmbyen edhe një puthje të zjarrtë në buzë.

Rita Ora Rita Ora (Foto: Just Jared)

Artistja me origjinë nga Kosova mahniti me një fustan të bardhë me korse në pjesën e sipërme dhe të lëshuar poshtë.

Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte lënë mbrapa shpinës flokët kaçurrele, ndërsa dukjen e kompletoi me vathë dhe me një gjerdan të mahnitshëm në qafë.

rits 1 Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)

Regjisori i famshëm nga ana tjetër zgjodhi një kostum të zi me një stil të ri të flokëve.

Ndeja e Vanity Fair është mbajtur menjëherë pas përfundimit të edicionit të 95-të të ndarjes së çmimeve.

ritaa Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)

Ngjarje vjetore siç ndodh rëndom u mbajt në Teatrin Dolby në Hollywood nën prezantimin e Jimmy Kimmel.

Ceremonia e këtij viti ishte pa ndonjë incident, marrë parasysh atë që bëri bujë të madhe në vitin e kalaur. /Telegrafi/

rita twi Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)

rita ora taika waititi kiss vf oscar party 16 Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)

rita ora taika waititi kiss vf oscar party 18 Rita Ora dhe Taika (Foto: Just Jared)