LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ia dhuron Muzeut Etnografik të Tiranës veshjen e saj tradicionale shqiptare

Rita Ora ia dhuron Muzeut Etnografik të Tiranës veshjen e saj tradicionale shqiptare
Foto: Instagram

Projekti i Muzeut Etnografik të Tiranës ka nisur që të vihet në jetë me një veshje tradicionale shqiptare të veçantë, e cila është veshur nga Rita Ora.

Gjatë muajit shkurt artistja shqiptare me famë botërore, publikoi EP-në (mini-albumin) e quajtur “Bang”.


E në klipin e këngës me emër të njëjtë ajo u shfaq e veshur me kostum tradicional i cili mori shumë vëmendje.

Foto: Instagram

Lajmin se kjo veshje do t’i dhurohet Muzeut Etnografik të Tiranës e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Foto: Instagram

Përmes një postimi në Instagram, në të cilin fillimisht falënderon familjen e Ritës për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptar në Londër, ai jep po ashtu informacionin mbi veshjen e Ritës.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)


“Faleminderit nga zemra Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin tënd shqiptar, për ta filluar Muzeun Etnografik të Tiranës me një ‘BANG’!”, shkruan ai.

Kujtojmë se për realizimin e kësaj veshje ishte kujdesur dizajneri nga Prishtina, Valdrin Sahiti, bashkëpunim për të cilin i përgëzoi edhe Presidentja Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani përgëzon Rita Orën dhe Valdrin Sahitin për bashkëpunim: Kur Rita dhe Valdrini bashkojnë forcat për të promovuar traditën tonë, s’ka më mirë
Lexo po ashtu Vjosa Osmani përgëzon Rita Orën dhe Valdrin Sahitin për bashkëpunim: Kur Rita dhe Valdrini bashkojnë forcat për të promovuar traditën tonë, s’ka më mirë

“Muzeu Etnografik i Tiranës” do krijohet brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve” dhe bashkë me të tjera sende do të ekspozohet edhe kostumi i veçantë i Ritës. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Foto: Instagram
Foto: Instagram