Në këto momente po mbahet koncerti në nder të Shenjtërimit të Nënë Terezës në bazilikën e Vatikanit, ku janë të ftuar shumë personalitete shqiptare.

Ka filluar koncerti për nder të shënjtërimit të Nënës Terezë, me këtë rast morën fjalën edhe ylli shqiptar Rita Ora, si dhe ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana.


“Jemi këtu për ta nderuar dhe falënderuar për jetën dhe veprën e saj madhore në dobi të të varfërve në botë“, tha Rita.

Gjatë fjalimit Rita përmendi thënien e Nënës Terezë, “Vetëm dashuria do ta shpëtoj botën”.

“Do të jemi bashkë përgjatë 90 minutave në një nate hyjnore shijojeni këtë mrekulli”, tha në fund Rita. /Telegrafi/