Të martën është mbajtur mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve "American Music Awards".

Në këtë mbrëmje yjesh, nuk mungoi edhe prezenca e tri këngëtareve shqiptare me famë botërore: Rita Ora, Dua Lipa, dhe Bebe Rexha.


Secila nga vajzat dukeshin glamuroze, ndërsa morën gjithë vëmendjen me paraqitjen e tyre.

Këngëtarja Rita Ora erdhi me një fustan të zi, të qëndisur me trëndafila të vegjël, ndërsa dukej tërheqëse me një model flokësh të kapura.

w1 2

Së bashku me Constance Wu, ato prezantuan në skenën e AMA çmimin "Dueti/Grupi më i mirë i zhanrit Pop/Rock", çmim të cilin e fituan grupi Migos.

Paraqitja atraktive e Ritës është komentuar edhe në shumë prej mediave të huaja, teksa përveçse gjithë shqiptarët, Rita i bën edhe më shumë krenarë familjarët e saj.

riioiiiiiiiiiiiiiit

Ishte nëna e Ritës, Vera Sahatçiu-Ora, ajo e cila publikoi një fotografi të vajzës së saj në Instagram, duke treguar se sa krenare ishte për paraqitjen e mrekullueshme të vajzës së saj në tapetin e kuq.

"Rita Ora absolutisht e mrekullueshme në tapetin e kuq, nënë krenare", janë fjalët e Vera Orës në Instagramin e saj. /Telegrafi/