Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, këtë javë mori vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj glamuroze në Met Gala 2021, që u mbajt të hënën.

Pasi qëndroi në New York për disa ditë, 30-vjeçarja është kthyer sërish në Los Angeles të Kalifornisë për projektet e saj të radhës.


Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja nga kryeqytetit kalifornian, ndërsa duket e mrekullueshme në ngjyrën e kuqe.

242199766 437389464383443 8171557538429462781 n

E veshur me një fustan të gjatë dhe të kuq, Rita dukej më se tërheqëse në këto fotografi, ndërsa i buzëqeshte kamerës.

242214530 4180067475453131 2462086829984790796 n

Në një prej imazheve, ajo mund të shihet e kthyer nga mbrapa, ndërsa fustani i hollë vë në dukje të pasmet e saj dhe në përgjithësi vijën trupore të laakmueshme nga çdo femër.

242223849 826487151398579 1444152168194384204 n

Rita ka bërë të ditur se shumë shpejt do të rikthehet sërish në Evropë, përkatësisht në Mbretërinë e Bashkuar ku do të bëhet pjesë e jurisë së spektakli "The Masked Singer", teksa më 30 shtator do të jetë në majë të Kullës Eiffel për një koncert virtual, biletat e të cilit kanë dalë tashmë në shitje.

242078926 577196666803606 3910031798693546367 n

Është përfolur gjithashtu se në fund të vitit ajo mund të niset sërish për në Australi, për t'u bërë pjesë e sezonit të dytë të spektakli "The Voice Australia". /Telegrafi/

242095524 373321781182631 7615629520513350025 n