Sezoni i ri i “The Voice Australia” do të shfaqet premierë të dielën, 8 gusht, ora 19:00 në Channel Seven dhe 7plus.

Konkursi më i madh i muzikës do të bëjë debutimin në një ambient të ri me një panel të yjeve më të mëdhenj e artistë të klasit botëror.


Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila prej muajsh ka qenë duke qëndruar në Australi.

rita Rita Ora (Foto: Instagram)

Ajo së fundmi ka bërë një postim në rrjete sociale ku u shpreh se është tejet e lumtur për pjesëmarrjen dhe se mezi pret të zbulojë talenët e tyre.

“The Voice Australia ka nisur. Jam shumë e emocionuar për këtë. Isha shumë e mirëpritur në Australi nga njerëzit e tyre të mahnitshëm dhe mezi pres që t’i shihni talentët e tyre”, ka shkruar ajo.

oryy Rita Ora (Foto: Instagram)

Krijuesja e hitit “Anywhere” ndërkohë u shfaq e mrekullueshme në një fustan blu shkëlqyes.

Duke folur muaj më parë për The Daily Telegraph, Rita tha: “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e The Voice këtë vit. Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin e mahnitshëm këtu, le të shkojmë”. /Telegrafi/