LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora bën tatuazhin e parë në shqip fjalën “zog”, duke kujtuar se kështu e thërriste nëna e saj në fëmijëri

Rita Ora bën tatuazhin e parë në shqip fjalën “zog”, duke kujtuar se kështu e thërriste nëna e saj në fëmijëri
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shtuar një tatuazh të ri në trupin e saj.

Ky tatuazh mund të jetë më i veçanti nga të gjithë ata që ka në trup, pasi është tatuazhi i saj i parë i një fjale në shqip.

Këngëtarja 29-vjeçare publikoi të premten në mbrëmje disa fotografi, duke treguar se kishte realizuar këtë tatuazh në qafën e saj.


Rita Ora pozon 'topless' për Revistën "Love", ekspozon pa druajtje gjoksin dhe linjat trupore (Foto, +16)
Lexo po ashtu Rita Ora pozon 'topless' për Revistën "Love", ekspozon pa druajtje gjoksin dhe linjat trupore (Foto, +16)

Në mbishkrimin e fotografisë, artistja e lindur në Prishtinë bëri të ditur se arsyeja e realizimit të këtij tatuazhi kaq të veçantë, është fakti se nëna e saj, Vera Sahatçiu, e thërriste “zogu i mamit”, kur ajo ishte e vogël.

https://www.instagram.com/p/B7_7abUF9xJ/

“Kur isha më e re nëna ime Vera Ora do të më thërriste mua zogun e saj, “Zogu i mamit”, thoshte ajo, që do të thotë zogu i saj i vogël në shqip. Prandaj faleminderit @_dr_woo_ që e bëri këtë kujtim për mua, e dua shumë. Dhe për xhevahiret e mia shtesë në gishta edhe dashurinë (zemrën)”, shkroi Ora në Instagram.

Ajo kështu e falënderoi artistin e tatuazheve që përveç tatuazhit “zog”, i ka realizuar asaj edhe tatuazhet e tjera siç janë aksesorët në gishtërinj dhe tatuazhi në formë zemre në gishtin e saj.

Tatuazhi i ri dhe i parë në shqip i Rita Orës (Foto: Rita Ora/Instagram)

Nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, vitin e kaluar në një intervistë për Telegrafin kishte rrëfyer se si ishte marrëdhënia mes tyre nënë e bijë.

Vera Ora: Beteja ime me kancerin e gjirit - Rita dhe e gjithë familja ishin një mbështetje e madhe për mua
Lexo po ashtu Vera Ora: Beteja ime me kancerin e gjirit - Rita dhe e gjithë familja ishin një mbështetje e madhe për mua

“Unë jam shumë krenare për Ritën dhe arritjet e saj, do them sikurse çdo nënë që është e lumtur për sukseset e fëmijëve të tyre. Mirëpo çka më ka bërë posaçërisht krenare në veçanti është fakti që ajo gjithmonë ka njohur dhe promovuar origjinën e vendin e saj, edhe pse ka qenë njëvjeçare kur ne jemi shpërngulur në Londër”, kishte thënë ajo për Telegrafin.

Rita Ora dhe familja e saj u shpërngulën nga Kosova për në Angli kur këngëtarja ishte vetëm një vjeçe, teksa e gjithë familja së bashku vitin e kaluar investuan në vendin e tyre amtar, duke blerë një shtëpi milionëshe në periferi të Prishtinës. /Telegrafi/

Shtëpia e familjes Sahatçiu-Ora në Prishtinë (Foto: Vera Ora/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Kalo në kategori