Burbuqe Hana, kryeshefe ekzekutive e Telekomit të Kosovës gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka folur për ristrukturimin e brendshëm të kësaj ndërmarrje si dhe premtimet e saj për të luftuar korrupsionin.
Hana tha se premtimit për ta luftuar korrupsionin brenda kësaj ndërmarrje do t’i qëndroj prapa siç u shpreh “derisa të jem gjallë”.
“E kam për detyrë të them që këto dy vite e gjysmë që po bëhen në detyrë në qoftë se ka dikush, kushdo qoftë, operatorëve ekonomikë që ka pas punë me Telekomin dhe ndjehet veç pak i kërcënuar me çfarëdo lloji të korrupsionit, lirisht të drejtohet te Burbuqe Hana. Sepse kjo ka qenë edhe premtim, po e kam edhe mbështetjen absolute të menaxhmentit”, tha ajo.

E pyetur se a e ka bashkëpunim e mbështetje edhe të Sindikatës për zhvillimet brenda kësaj ndërmarrje, ajo tha: “Sindikata e ka pjesën e vet, domethënë sindikata e bën gjithmonë detyrën e vet. Ajo e ka për detyrë me i shty krejt kërkesat e punëtorëve. Natyrisht, ne kemi has në mirëkuptim të sindikatës”.
Mirëpo, për problemet për të cilat kanë has në vështirësi, Hana tha se janë duke punuar në këtë drejtim.
“Sindikatës i kemi thënë nuk mundemi tash… ka pasur disa raste kur thuhet duhet rroga, rritje e pagës… atëherë i kemi dy mundësi ose po i rrisim pagat dhe prapë po shkojmë në rënie të lirë… ose po e rregullojmë fillimisht infrastrukturën, institucionin, po i sjellim në vijën e duhur e mandej kur shërohet vetë institucioni, natyrisht që e kemi edhe hapësirën edhe gjithçka edhe për trajnime, edhe mandej edhe përbrenda, por edhe përjashta. Njëjtë është sikur edhe me media, me marketingun që ka ndodhë përpara nuk kemi kurrgjë kundër, domethënë edhe me investue ose diçka, mirëpo aktualisht as reprezentacioni, domethënë reprezentacioni në plan të biznesit është zero”, tha ajo.
Kryeshefja ekzekutive e Telekomit theksoi se ristrukturimi është duke shkuar sipas planifikimit, por si u shpreh “po merr pak kohë”.

Ajo ka folur edhe për rastet e ankesave punëtorëve që janë ankura në Inspektorat të Punës.
Ndër të tjera ajo tha se Inspektorati i Punës e ka për detyrë që t’i trajtojë rastet si një instancë, mirëpo jo të marrëdhënies së punës.
“Është një problem që ka lind, po i cili do të shërohet rrugës… Inspektorati nuk e ka kuptu rolin e vet, të cilin e ka ligjor. Ne disa herë kemi shkru, kemi shku edhe në takime, kemi shpjegu edhe format ligjore që ata duhen mi trajtu. E, kur del tema që është dënuar me 30 mijë euro, kjo nuk është përfundimi, rezultati. Praktikisht, na ato i ankimojmë në gjykatë, pastaj i përcjellim të gjitha instancat e gjykatës. Nuk kanë përfundu aty… Okej, Inspektorati ka thënë diçka, po na edhe atë e ankimojmë në gjykatë edhe tregojmë se për çfarë nuk ka pas ligjërisht të drejtë me bo ato”, tha Hana.
Mirëpo, a ka ndonjë rast që ka përfunduar, ajo tha “nuk ka, absolutisht nuk ka një rast final”.
Por, si e sheh Hana, Telekomin dhe a do të kthehet seriozisht në tregun e Kosovës si kompani publike?
“Asnjë dyshim nuk e kam që nuk do të kthehet. Natyrisht, vitin e kaluar kemi paraqitë 5.9 milionë fitim që është hera e parë, domethënë mbas vitit 2015 s’ka pas. Kemi pas humbje enorme. Pasqyrat financiare ne i kemi publike. Të gjitha vitet me radhë na i parashohim diku 5-6 për qind rritje edhe është i bazuar në realitet praktik edhe kështu që nuk ka arsye për çka mos me qenë edhe mos me vazhdu…Jemi aq të motivum, aq të motivum…” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kursime mbi 200 mijë euro, ky është zyrtari publik me pagën më të lartë në Kosovë

Neptun Kosova hap dyqanin më të madh në Ballkan në Central Park

Bëhu me pronë në bregdet

Shije dhe kursime në një vend: Zbritje të mëdha në Emona Center!

Grand Blue FAFA Resort, streha e qetësisë dhe elegancës

Mërgata kosovare më në fund e ka më lehtë të kthehet nga aeroporti në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut