Risi nga Audi: Vetëm një buton për dritat, treguesit e drejtimit dhe fshirëset e xhamave

Kontrollet për treguesit e drejtimit, dritat dhe fshirëset e xhamit të veturës në Q3 të ri janë të integruara në një buton të vetëm.
Ato funksionojnë pak a shumë njësoj si më parë, vetëm se gjithçka duket më moderne dhe kompakte dhe kërkon kohë për t'u mësuar.
Praktika është që prodhuesit e veturave zakonisht prezantojnë inovacione në modelet e tyre të klasit më të lartë, dhe më pas i integrojnë ato në pjesën tjetër të gamës, pra në modelet nga segmentet më të ulëta.
Megjithatë, Audi Q3 i ri shkon kundër trendit dhe sjell një inovacion interesant.
Audi tani i thotë lamtumirë butonave tradicionalë për kontrollimin e fshirësve të xhamave dhe treguesve të drejtimit.
Ato tani janë zëvendësuar nga një element i instaluar pas timonit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































